Transmetuar më 10-02-2018, 09:41
Publicitet

Kush mban rregullisht veshur geta e ka shumë problem heqjen e fijeve dhe grisjen e tyre, gjë që mund të ndodhë edhe në mes të rrugës.

Për këtë arsye kompania amerikane ‘Sheerly Genius’, ka ideuar një palë geta me përmbajtje balistike, e njëjta që përdoret për krijimin e xhupave antiplumb.

Getat, janë projektuar me një sistem kompleks teknikash, gjë që pengon shpimin apo grisjen e tyre.

“Fibrat tona, nuk janë vetëm më rezistentet në botë, por janë edhe antobakterike, komode dhe të buta”, deklaroi kompania. Gjithashtu ato mund të lahen në lavatriçe dhe janë të projektuara për t’iu përshtatur çdo forme trupi, shkruan noa.al.

Për financimin e projektit ‘Sheerly Genius’, ka lançuar një fushatë në rrjetet sociale, ndëkrkohë që reklamohet modeli i cili mund të porositet për 79 dollarë. /a.y/noa.al

Loading...