Transmetuar më 10-02-2018, 08:24

Sapo kishte marrë një trup të pajetë, të cilit do ti zhvillohej ceremonia funerale, por ishte pa siguracion makine.

Policia bashkiake e Genovas në Itali, duke e gjetur në shkelje drejtuesin e mjetit, sekuestroi makinën e funeralit pran kishës së S.Zita, bashkë me kufomën.

Pavarësisht se pagoi gjobat dhe figuracionin, makina nuk u lejua të nisej dhe trupi i të ndjerit qëndroi në makinën e parkuar në mes të sheshit, deri ditën pasuese, kur figuracioni u bë i vlefshëm.

Makina funerale me trupin e pajetë në bord, qëndroi nën sekuestro nga ora 10.00 deri në 24.00 të kësaj të mërkure, moment kur siguracioni u bë i vlefshëm, shkruan noa.al.

Pas kësaj mjeti mundi të udhëtojë drejt Macerata, ku viktima u përcoll për në banesën e fundit. /a.y/noa.al