Transmetuar më 10-02-2018, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune, duke u ndalur tek investimet në zonën bregdetare.

Më konkretisht ai është fokusuar te Gjiri i Jalës dhe ndryshimet që po pëson.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga perla joniane e gjirit të Jalës që po transformohet cilësisht në prag të sezonit të ri turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi.

Gjiri i Jalës ndodhet pak minuta nga fshati Vuno në Himarë, është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. /a.y/noa.al