Transmetuar më 10-02-2018, 07:54

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, kanë bërë një rrëfim ndryshe këtë të premte, teksa kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndërsa së fundmi kanë nisur një biznes që ka të bëjë me fustane nusërie, i menaxhuar nga Andrra, ata kanë folur edhe për jetën e tyre private.

Ata kanë zbuluar se janë njohur në një qendër tregtare në Dortmund të Gjermanisë, pikërisht në një kafene dhe më tej në vitin 2015 shpallën fejesat.

Sinani ka zbuluar se Andrra e ka lodhur deri sa pranoi. Por ai shtoi duke qenë se është nga Kumanova, ka tradita të shumta myslimane dhe kushti që të vinte tek shtëpia e këngëtarit, ka qenë që të martohen më parë në xhami.

“Edhe unë edhe Andrra vijmë nga familje muslimane dhe veçanërisht ajo e Andrrës ka shumë tradita. Ndonëse marrëdhënia jonë ishte gati zyrtare pasi kishim disa kohë së bashku, Andrra nuk mund të vinte në shtëpinë time në Tiranë pa u martuar në xhami. Kur ma tha këtë, unë u habita sepse ajo ishte vajzë e re dhe më çuditi me këto tradita, por në fund kështu e bëmë!”, u shpreh Sinani.

Andrra nga ana e saj treguar nisjen e lidhjes dhe njohjen në një qendër tregtare ku kishte shkuar me një shoqe për të bërë pazar.

“Shoqja ime donte të bënte foto me të por ky filloi direkt të më ngacmojë mua. Më tha anglisht: Je shqiptare apo braziliane? Dhe unë i thashë që jam puro shqiptare. Dhe aty filloi lidhja jonë”, tregoi Andrra. /a.y/noa.al