Transmetuar më 09-02-2018, 23:28

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi përkrah protestën e aktorëve të Teatrit Kombëtar lidhur me ligjin e ri që po kërkon të miratojë qeveria dhe ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, teksa ka ndjekur shqetësimet e aktorëve që kanë folur hapur sot në “Zonë e Lirë” për problemet me qeverinë, Kryemadhi shprehet se aktorët kanë të drejtë.

“Po zoti Derhemi (aktori Arben Derhemi), ju keni të drejtë! Urrejtja e “Atij” vjen sepse ai nuk pranon të jetë një numër atje ku të tjerët duartrokiten”,- shprehet Monika Kryemadhi.