Transmetuar më 09-02-2018, 22:15

Këngëtarja Barbana Dini e ndjen thellësisht mungesën e vëllait të saj, këngëtarit të ndjerë Ergi Dini.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një fotografi të Ergit duke e shoqëruar edhe me fjalë prekëse.

Krahas fotos Barbana shkruan:

“Nje pjese e imja iku bashke me ty,per te mos u kthyer me kurre…Mungesen tende nuk e mbush as gjithe bota!”

Ergi Dini ndërroi jetë më shumë se 1 vit më parë në Tiranë si pasojë e një aksidenti me motor ku mbeti i vdekur edhe shoku i tij Klejdi Halili.

Ergi Dini ishte një nga zërat e talentuar që premtonte shumë për të ardhmen në muzikën shqiptare./a.k/noa.al/