Transmetuar më 09-02-2018, 21:33
Publicitet

Në një studim të mëhershëm, Shoqëria Amerikane e Mikrobiologjisë zbuloi se duke e mbajtur furçën e dhëmbëve gjithmonë me një këllëf, në fakt është johigjienike.

E habitshme? Atëherë si mund ta ruash sa më higjienike nëse kapaku nuk është zgjidhje?

Sipas Laura Aber, studiuese dhe organizatore e studimit “duke përdorur një kapak për furçën e dhëmbëve nuk e mbron atë të preket nga bakteret, por në të vërtetë krijon një mjedis më të përshtatshëm ku bakteret rriten, sepse brenda kapakut është një zonë me lagështirë.

Sapo e përdor furçën dhe e fut në kapak, nuk i jep asaj mundësi të thahet, ndaj edhe brenda kapakut ka gjithmonë lagështirë”.

Çdo banjë ka gjithmonë lagështirë, pastaj faktori dush, avulli… është vendi i lagështirës. Këto arsye ndoshta të çojnë të mendosh se kapaku është mbrojtës i mirë i furçës, por në fakt nuk është kështu.

Nëse udhëton, këshilla më e mirë është përdorimi i një kapaku me vrima të vogla, në mënyrë që të paktën t’i japësh mundësi furçës të thahet, por në të njëjtën kohë e ruan edhe nga papastërtitë gjatë rrugës.

Po në shtëpi? Duhet mbuluar patjetër, por mënyra më e mirë për ta ruajtur është një raft me hapësirë të mjaftueshme. Kjo i jep mundësi furçës të thahet, por në të njëjtën kohë edhe të jetë e mbrojtur nga bakteret jashtë. /k.k/noa.al/

Loading...