Transmetuar më 09-02-2018, 20:18

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur në minutën e 83-të të ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari, e vlefshme për Kategorinë Superiore.

Deri në ato momente rezultati ishte i paprekur dhe i barabartë mes të dyja ekipeve. Por pikërisht në minutën e 83-të vjen dhe goli për korçarët që zhbllokon sfidën, i realizuar nga Muzaka.

Në gëzim e sipër, njëri nga tifozët vendas mësohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e stadiumit.

Raportohet se goditja ka qenë e fortë për shkak të lartësisë së madhe. Menjëherë është  kërkuar ndërhyrja e ambulancës e cila ka shoqëruar tifozin në spital.

Mësohet se tifozi është vëllai i lojtarit të Skënderbeut, Tek Osmani, i cili menjëherë la lojën dhe shoqëroi të vëllanë në spital, sicc duket edhe në pamjet e publikuara nga JOQ. /k.k/noa.al/