Transmetuar më 09-02-2018, 19:18

Faustino Jacinto dhe Estefanía Gómez janë një çift fantastik për kohën tonë. Dashuria e tyre filloi në vitet 1930 dhe ende sot ata janë shumë të lumtur.

Pas 81 vitesh martese ata e gjetën veten me një familje shumë të madhe, çifti ka 11 fëmijë, të cilët i dhanë 65 nipër e mbesa, 110 stërnipër dhe 18 stër-stërnipër.

Gjatë rinisë së tyre, ishte ai që donte të martohej, por ajo nuk e njihte mirë dhe nuk ishte shumë e sigurtë nëse donte të kalonte gjithë jetën e saj pranë atij burri.

Megjithatë, ai arriti ta bindë atë. Pas kësaj, ata u martuan në mënyrë civile, pasi nuk kishin para të mjaftueshme për të organizuar një martesë.

Që nga dita që premtuan dashurinë e tyre, ata kurrë nuk kanë fjetur veçmas, madje as për një natë.

Ata kanë qëndruar bashkë në shëndet dhe sëmundje. Ata kalojnë ditët e tyre duke shijuar shoqërinë dhe shtëpinë e tyre dhe përfitojnë nga koha që u ka mbetur. Ata e dinë se koha për t’u larguar nuk është shumë larg.

Fëmijët, nipërit dhe mbesat kujdesën për ta, shëndetin dhe shtëpinë e tyre. Ndërkohë, ky çift i bukur vazhdon të gëzojë dashurinë dhe lidhjen e tyre, që nga viti në vit, është bërë gjithnjë e më e fortë.

Një shembull për tu ndjekur apo jo?