Transmetuar më 09-02-2018, 18:20

Ndërsa shumë persona kanë nisur të planifikojnë ku do të festojnë festën e të Dashuruarve, ka një vend ku jo vetëm është e ndaluar të festosh por edhe të flasësh për “Shën Valentinin”.

Në 14 shkurt është e ndaluar çdo festim apo të shqiptohet apo përmendet në televizion, media apo internet termi Shën Valentin. Dhe ky shtet është Pakistani, atje Shën Valentini konsiderohet tabu.

Në vendin mysliman një ditë të tillë e konsiderojnë një formë të imperializmit të Perëndimit, në kundërshtim me ndjenjën kombëtare.

Dhe vendimin që të ndalohet fjala për Shën Valentinin e ka marrë autoriteti kombëtar i telekomunikacionit i cili njoftoi se mediat nuk duhet të flasin për të.

Po ashtu është i ndaluar festimi në vende publike. Në 2016 vetë presidenti u shpreh kundër ditës së Shën Valentinit si festë që vë në rrezik vlerat e shtetit.