Transmetuar më 09-02-2018, 17:59

Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe asnjë prej punëtorëve nuk ishte i gatshëm për t’u mbrojtur.

Një ortek i fuqishëm goditi disa punëtorë të pastrimit, në një stacion treni në Moskë.

Fillimisht, masivi i dëborës u përplas me forcë mbi tren, dhe më pas ra sipër punëtorëve që ndodheshin aty.

Për fat të mirë, asgjë serize nuk ndodhi dhe njerëzit shpëtuan për mrekulli.

Shërbimi për shtyp i hekurudhave të Moskës tha se askush nuk u lëndua në këtë incident, dhe se treni nuk u dëmtua. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë. /k.k/noa.al/