Transmetuar më 09-02-2018, 16:51
Publicitet

Dukesha Kate do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë në prill të vitit 2018. Edhe pse Kate është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, familja mbretërore nuk e ka treguar ende gjininë e fëmijës së tretë.

Sipas “Hello” e vetmja gjë e sigurt është se Dukesha nuk do të sjellë në jetë binjakë. Ka qenë Princi William i cili është shprehur se këtë periudhë po mundohet të flejë shumë që të jetë i përgatitur kur të vijë në jetë anëtari i ri i familjes mbretërore.

Sa i përket binjakëve, ai ka thënë se nëse do të ishin dy, do t’i duhej të bënte një test për trurin. “Dy janë shumë mirë, nuk e di si do ja bëj me tre. Do të jem gjithmonë i lodhur”, është shprehur me shaka princi William.

Edhe pse nuk dihet ende gjinia e bebes, që tani kanë filluar aludimet për emrin që mund t’ia vendosin çifti vajzës apo djalit.

Në fakt prindërit e bebes, kanë tre emra të preferuar që mes tyre mendohet se do të zgjidhet edhe emri i princit apo princeshës.

Sipas Harper’s Bazzar, emri i fëmijës së tretë mund të jetë, Alice, Victoria, ose Arthur. Shumica prej nesh mezi po presim që të njohim pjesëtarin më të ri të familjes mbretërore. /b.l/noa.al/