Transmetuar më 09-02-2018, 14:16

Për shkak të një komplikacioni një grua është paralizuar nga mesi e poshtë dhe që prej asaj kohe është detyruar që të heqë dorë edhe nga marrëdhëniet seksuale me burrin pas dhimbjeve të shpeshta dhe të forta.

Por pas kësaj situiate ajo ka menduar që të lërë burrin e saj të lirë për të shkuar me gra të tjera dhe të ketë marrëdhënie intime me to, për aq kohë sa ajo vetë nuk i plotëson dot kushtet.

Kjo është historia e një gruaje 43 vjeçare nga Britania, Hebden Bridge, Cat Lee, nënë e dy fëmijëve që tani ka vendosur të bëjë publike historinë e saj.

Siç ajo tregon pas lindjes së dytë gruaja ka qenë e detyruar të vendosë një implant vaginal. Që atëherë gruaja është bërë plotësisht e varur nga një skuter elektrik që duhet të përdorë për të lëvizur duke mos qenë në gjendje ta bëjë atë me këmbët e saj.

“Unë jam bindur se i ashtuquajturi operacioni i thjeshtë vaginal ka shkatërruar jetën time. Për fat të mirë ne nuk duam më shumë fëmijë, por tani ndjehem si një nënë e papërshtatshme. Unë mund të shkojë në shkollë vetëm disa herë në javë dhe fëmijët e mi duhet të ecin pranë meje dhe skuterit tim.

Mos të flasim për marrëdhënien me burrin tim, unë nuk mund të kem marrëdhënie seksuale për shkak të dhimbjeve ekstreme. Unë gjithashtu i sugjeroi atij për të shkuar me gra të tjera, por për fat të mirë, ai nuk pranoi duke thënë se më do vetërm mua:, u shpreh 43 vjeçarja. /b.l/noa.al/