Transmetuar më 09-02-2018, 14:12

“Kërkohet shijues i çokollatës dhe kakaos”. Është ky lajmërimi i bërë nga Mondelez International, kolosi ushqimor i prodhimit të biskotave Oreo dhe çokollatave Cadbury.

Kompania bën me dije se është në kërkim të punonjësve, mes tyre edhe shijues çokollate, person i cili duhet të dijë të vlerësojë cilësinë e produktit.

“Duhet të ketë pasion për ëmbëlsirat dhe aftësi për të shprehur vlerësime të drejta si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese të gjuhës angleze”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, informohet se punohet nga e marta në të enjte nga ora 09.30 deri në 12.00, ose nga e hëna në të enjte nga 15-17.00, shkruan noa.al.

Selia e punës ndodhet në Whiteknights, praën Reading University, në Berkshire të Anglisë.

Paga nuk është shumë e lartë, por që mund të vlejë shumë mirë si punë e dytë. /a.y/noa.al