Transmetuar më 09-02-2018, 13:41

Një fëmijë vetëm shtatë muajsh, humbi jetën pasi ishte prekur nga fruthi.

Foshnja ishte shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare (QSUT) në Tiranë, ku edhe ka gjetur vdekjen.

Mjekët thanë se humbja e fëmijës erdhi pas komplikacioneve nga fruthi që e ndjera kishte pësuar disa ditë më parë.

Foshnja prej ditësh ka qenë në reanimacionin e Pedriatrisë ku është tentuar disa herë të intubohet, por për shkak të komplikacioneve kishte kaluar në pneumoni.

Foshnja është mbajtur në terapi intensive për ditë të tëra, por nuk ka mundur të shpëtojë pavarësisht përpjekje të vazhdueshme të mjekëve.

Mësohet se foshnja ende e paidentifikuar ishte e pavaksinuar, pasi vaksina e njohur si MMR merret mbi moshën 1 vjeçare.

Ky është rasti i parë fatal pas shfaqjes së fruthit në vend, ku ka kapur një numër të madh fëmijësh dhe disa të rritur.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë më dije se në nivel kombëtar 65 persona janë të prekur nga fruthi, fëmijë dhe të rritur, të cilët vijojnë trajtimin.

Shumë prej tyre nuk janë vaksinuar nga frika se vaksina MMR mund të shkaktojë autizëm.

Fruthi është sëmundje ngjitëse që shfaqet me temperaturë të lartë ekzema në fytyrë. Virusi i fruthit përhapet nëpërmjet kollitjes, teshtimës, dhe kur nuk është vdekjeprurës kurimi zgjat nga 10 deri në 20 ditë. /b.l/noa.al/