Transmetuar më 09-02-2018, 13:08

Një shpëtimtar vullnetar i kafshëve është thirrur me urgjencë në një tempull në Indi për të shpëtuar një gjarpër kobër që ishte mbërthyer në një rrjetë çeliku.

Atul Baral, një vullnetar, tha se ai u thirr në tempull në Bhubaneshwar pasi një kobër u zbulua teksa në trupin e saj kishte ngecur një tel çeliku duke i rrezikuar jetën.

“Kobra me sa duket u përpoq të rrokullisej poshtë kullimit dhe ngeci aty për shkak të barkut të fryrë nga një vakt i fundit që kishte konsumuar”, tha Baral.

Barali e mori gjarpërin pranë Kolegjit të Shkencave Veterinare dhe kafshëve aty pranë, ku një veteriner përdori prerës teli për ta çliruar kobrën.

Gjarpri, i çliruar nga rrjeta, më pas nxorri jashtë stomakut të saj të gjithë ushqimin që kishte ngrënë më parë. /b.l/noa.al/