Transmetuar më 09-02-2018, 12:38

Ka shumë ushqime që mund të të ndihmojë të humbasësh peshë, por ekspertët këshillojnë më shumë lëngjet gjatë kësaj periudhe, sepse ato mund të absorbohen lëhtësisht nga trupi. Pastaj edhe përmbajtja e mjaftueshme e tyre me vitamina, minerale, të bëjnë të ndihesh vitale gjatë ditësh dhe të mos e humbasësh rezistencën trupore.

Lëngu i boronicës- mund të veçohet për vlerat e larta antioksidante, për nivelin e lartë me vitaminë C, por edhe për faktin se përmirëson metabolizmin dhe ndikon për rënien në peshë. Lëngu i boronicës ul rezervat e yndyrës, ka pak kalori dhe është i pasur me fibra dhe vitaminë C.

Lëngu i karotës- është mjaft i lehtë në përdorim dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë. Karota është e pasur me vitaminë A, e cila është e mjaftueshme për të të mbajtur gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, pasuria me mineralet jetike si magnezi, kaliumi, kalciumi janë një burim i pasur i karotenit. Konsumi i rregullt i lëngut të karotës jo vetëm që forcon mekanizmin e trupit, por gjithashtu të ndihmon të humbasësh peshë në një kohë të shpejtë.

Kafeja e zezë- njihet për vlerat e saj të shumta, ndër të cilat veçohen vlerat e saj antioksidante që ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e disa lloj kancereve dhe të diabetit. Gjithashtu, kafeja e zezë përmirëson metabolizmin dhe djeg kaloritë duke të ndihmuar të biesh në peshë.