Transmetuar më 09-02-2018, 11:31
Publicitet

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej pak muajsh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Këngë e statuse të dedikuara për njeri- tjetrin nuk kanë munguar, por ky i sotmi me siguri është ndryshe.

Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më të komentuara në media e rrjetet sociale për të cilët publiku ka gjithmonë interes dhe shumë simpati.

Aktori ka postuar një foto domatesh dhe shkruan: "Të dua më shumë se domatet", të cilat dihet që ai i do shumë.

Disa e kanë marrë me të qeshur këtë postim e disa e kanë cilësuar Besin si romantik. Ajo që mund të themi është se padyshim ajo mbetet një deklaratë ndryshe dhe e veçantë dashurie për Xhensilën.

Nuk e dimë sesi e ka pritur Xhensila këtë, por me siguri do të jetë shkrirë së qeshuri kur e ka parë. /b.l/noa.al/