Transmetuar më 09-02-2018, 10:47

Zinedine Zidane, njeriu i stolit të Real Madridit, është duke u formësuar si trajneri i ardhshëm i PSG-së, sipas “Le10Sport”, portalit të njohur francez, i cili zbulon këtë informacion nga klubi parizien.

Klubi francez ka nisur tashmë kontaktet fillestare me mjedisin që e rrethon Zinedine Zidane për të ditur nëse ai do të jetë i gatshëm të pranojë një ofertë të mundshme dhe të marrë përsipër drejtimin e PSG-së nga sezoni 2018-2019.

Tani për tani, nuk ka pasur negociata, apo kontakte të drejtpërdrejta me Zidanen, por trajneri i Real Madridit është zgjedhja e parë e PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Për momentin, emri i Zidane po merr gjithnjë e më shumë forcë në mjedisin e gjigantëve të Ligue 1, ku paratë “vërshojnë lumë”…