Transmetuar më 09-02-2018, 10:00

I lodhur nga pritja për të marrë pagesën e pajës së dakorduar prej kohësh, të cilën gruaja nuk e kishte sjellë me vete, burri bëri një veprim ekstrem.

Priste të merrte 200 mijë rupie, ose rreth 2500 euro, një burrë indian nga Bengala, i cili i shiti veshkën gruas, tek një tregtar në Chhattisgarh.

Rasti shokues i raportuar nga ‘New Indian Express’, daton dy vite më parë, kur 27-vjeçarja Rita Sarkar, u shtrua nga i shoqi Biswajit Sarkar në një klinikë në Kolata, ku zyrtarisht u regjistrua sikur do të hiqej apandesiti.

Por në fakt, gruas ju mor veshka dhe ju shit nga i shoqi. Burri i vënë nën akuzë, deklaroi se gruaja kishte rënë dakord, por sipas Ritës, ai e kishte detyruar të heshtte për një kohë të gjatë, pasi bashkë kanë edhe një djalë 11 vjeç.

Sakaq Biswajit Sarkar u arrestua këtë të hënë, pas hetimeve intensive, i akuzuar për trafik organesh, shkruan noa.al.

Ky rast bëri bujë në media, duke trajtuar fenomenin shqetësues të pajës së munguar në Indi, ku bashkëshortët shpesh shkojnë në veprime ekstreme. /a.y/noa.al