Transmetuar më 09-02-2018, 09:42

Në Cipriani të New York, këtë të mërkurë u mbajt mbrëmja gala e personazheve të famshëm “Amfar”, e organizuar nga një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, e angazhuar për të gjetur kurën kundër AIDS.

Top modele, këngëtare dhe aktore, parakaluan në tapetin e kuq më të hijshme se kurrë.

Në atë që konsiderohet si mbrëmje bamirësie spikatën me veshjet e tyre Sienna Miller, Hailey Baldqin, Elsa Hosk, Heidi Klum, Sara Sampaio, etj.

Mes tyre spikati këngëtarja amerikane 23-vjeçare Halsey, në sajë të së çarës së fustanit, duke zbuluar një pjesë nga zona intime.

Në galerinë e fotografive bashkëngjitur mund të shikoni më shumë nga mbrëmja gala. /a.y/noa.al