Transmetuar më 09-02-2018, 08:11

Është tema e fundit e ditës e shumëdiskutuar, për shkak të publikimit të bërë në Twitter nga një gazetare amerikane.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë, shihet Presidenti amerikan Donald Trump, duke hipur në avionin presidencial ‘Air Force One’.

Në këto momente fryn një erë e fuqishme, e cila zbulon atë që fshihet pas tufës së flokëve të verdhë.

Nuk është hera e parë që modeli i flokëve të Trump tërheq vëmendjen, përkundrazi është diskutuar gjatë edhe gjatë fushatës presidenciale, para se të zgjidhej kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Siç mund të shihni në video, pas tufës së flokëve të krehura me kujdes, fshihet tullacllëku i tij. /a.y/noa.al