Transmetuar më 09-02-2018, 07:58

Ata dolën çift nga shtëpia e “Big Brother 9”, por lidhjet që kishin krijuar brenda saj nuk zgjatën shumë, ku Xheni Mhillaj u nda nga Bernardi dhe Olsi Klosi nga Fiorentina.

Tashmë jeta e tyre ka marrë tjetër drejtim, dhe shpesh Xheni dhe Olsi janë përfolur si të përfshirë në një lidhje, për shkak edhe të postimeve të bëra në rrjetet sociale.

Ata janë parë në kafene me njeri tjetrin dhe kanë publikuar foto të shoqëruara me zemra.

Këtë të enjte në një video live në Instagram, Xheni ka zbuluar se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thuhet.

E ngacmuar nga ndjekësit e saj për të ditur më shumë, ajo ka thënë se Olsi ka nisur një lidhje të re, ndërsa vetë ajo, jo.

Me sa duket Xheni e ka të vështirë ta harrojë “Bernin”, ndërsa për Olsin, Fiorentina Halili, është vetëm një kujtim. /a.y/noa.al