Transmetuar më 09-02-2018, 07:42
Publicitet

Prej kohësh qarkullojnë zëra dhe diskutohet se në kanionet e Osumit do të ndërhtohen hidrocentrale, çka rrezikon shkatërrimin e tre ujëvarave.

Por ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka reaguar për herë të parë këtë të enjte.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Opinion’, ai deklaroi se se koordinatat e dhëna për lejen mjedisore janë të keqtrajtuara dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet.

Sipas tij, historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër dhe se koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara.

“Kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjetikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, u shpreh Klosi.

Kanionet e Osumit janë të njohura për aktivitetin sportiv të raftin, shumë i preferuar nga turistët. /a.y/noa.al