Transmetuar më 08-02-2018, 22:03

Në Paraguaj është bërë temë dite fotoja e një presidenti të një klubi futbolli në shtrat me një nga futbollistët e skuadrës së tij.

Fotoja e postuar në Facebook tregon presidentin e Rubio Nu, Antonio Gonzalez me lojtarin Bernardo Gabriel Caballero, të dy të shtrirë pranë njëri-tjetrit.

Sipas gazetës paraguajane “Hoy”, të dy kishin kohë të lidhur dhe fotoja është postuar nga rrethi i lojtarit, i cili kërkon të largohet në një klub tjetër, raporton TCh.

“Nuk do të gënjej, është partneri im. Ka pasur të gjitha privilegjet, por u tregua mashtrues dhe i poshtër. Është 1000 herë më xheloz se gratë. Nuk më pëlqen fakti që më kërcënon. Vështirë se ka për të luajtur më futboll me këtë që më bëri”, thotë presidenti në një video të postuar në Facebook.