Transmetuar më 08-02-2018, 21:40

Ndodh që mund të flasim në gjumë, por çfarë themi me saktësi në të folmet e natës? Një grup neuroshkencëtarësh francezë vendosi të studiojë më thellësisht përmbajtjen e këtyre bisedave që rrallë kush merr mundimin t’i dëgjojë.

Përfundimet e kërkimeve u publikuan në Sleep dhe pohojnë se ata që flasin në gjumë përjetojnë emocione negative, por ka edhe surpriza.

Mbikëqyrje speciale.

Shkencëtarët e Pitié-Salpêtrière Hospital në Paris rekrutuan 232 vullnetarë për të fjetur për 2 netë në laborator të monitoruar nga një video polisonografike (një regjistrim i njëkohshëm i të gjithë parametrave të gjumit).

Meqë rrallë ndodh që të flitet në gjumë subjektet janë zgjedhur mes atyre që vuajnë nga parasomnia, çrregullime të gjumit që lehtësojnë këtë sjellje.

Shfryrje të natës.

Në fakt janë regjistruar në total 883 biseda nga të cilat 59% jo verbale (mërmërima, britma, përshpëritje, të qeshura) dhe 3349 fjalë të kuptueshme. Fjala më e shpeshtë ishte Jo, vullnetarët e shqiptuan 4 herë më shumë se kur ishin zgjuar. Edhe ofezat kanë qenë të shpeshta, kush flet në gjumë mallkon 800 herë më shumë se kur është zgjuar dhe e bën në mënyrë të ndryshme në varësi të fazave të gjumit.

Në fazën Rem mbizotërojnë ato fyerje që dënojnë ose akuzojnë dikë, ndërsa në fazën jo Rem mbizotërojnë fjalë të pista. Burrat folën më shumë në gjumë sesa gratë dhe shqiptuan më shumë fjalë të ndyra.

Në përgjithësi fjalët e thëna rezultuan shumë agresive, ndoshta sepse ëndrrat shërbejnë edhe për të elaboruar kërcënime dhe situata stresuese dhe bisedat e natës janë një efekt i tyre.

Biseda të rregullta.

Aspekti më i rëndësishëm është saktësia e gjuhës dhe respektimi i kohëve. Fjalët e deshifruara janë në përgjithësi gramatikisht korrekte, edhe pauzat mes një fraze dhe një tjetre në rastin e monologëve të plotë janë besnikë ndaj atyre realë.

Për shkencëtarët kjo është prova e sistemit nervor dhe në ato momente funksionon jo shumë ndryshe nga ajo kur është zgjuar.