Transmetuar më 08-02-2018, 21:18

Nëse mendoni se i vetmi përfitim nga seksi është marrja e kënaqësisë, e keni shumë gabim.

Sipas studimeve, janë të paktën nëntë elementë pozitivë që ndodhin kur bëni dashuri me partnerin tuaj.

Së pari, përmirëson shëndetin e zemrës. Një studim i kohëve të fundit thotë se meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale më shumë se dy herë në javë, kanë një rrezik më të vogël për sulme në zemër.

Rrit imunitetin. E bën trupin tuaj të fortë kundër sëmundjeve si, ftohja dhe ethet e zakonshme.

Zvogëlon stresin e akumuluar gjatë ditës në punë, apo nga ndonjë e papritur e pakëndshme.

Heq dhimbje, të tilla si ato të kokës.

Nxit jetëgjatësinë. Kur dikush kalon një orgazmë, një hormon i quajtur dehidroepiandrosterone lirohet. Kjo përmirëson imunitetin, riparon indet dhe e mban lëkurën të shëndetshme.

Rrit qarkullimin e gjakut, dhe e bën gati të pamundur që të prekeni nga sulme kardiake.

Flini më rehat. Gjumi që ju bëni sapo keni bërë dashuri do të jetë shumë më i relaksuar.

Ndihmon të mbash trupin në formë, ashtu si mund të bëni edhe në një palestër.

Rrit nivelet e estrogjenit dhe testosteronit. Jo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni më mirë në shtrat, por gjithashtu përmirësoni muskujt dhe kockat tuaja. /k.k/noa.al/