Transmetuar më 08-02-2018, 20:28

Ditët e fundit, në internet po qarkullon një video e cila tregon veprimin ekstrem të një djali.

Ai vendos krahun sipër një pllake të nxehtë të një sobe korenti, duke i shkaktuar vetes një plagë të madhe.

E gjitha ndodhi pasi ai kishte humbur një bast, për të cili kishte thënë se nëse nuk do ta fitonte, do të kryente aktin e rëndë.

Në pamje ai shfaqet duke bërtitur, teksa në një moment fillon të dalë edhe tym si pasojë e djegies së krahut.

Ajo që rezultoi në fund ishte një plagë e madhe në dorën e djathtë. /k.k/noa.al/