Transmetuar më 08-02-2018, 20:17

Ajo është një këngëtare shumë e njohur nga Kosova.

Bëhet fjalë për Fjolla Morinën e cila ishte sot në studion “Rudina” në Tv Klan.

Por ndryshe nga herë të tjera kur ka folur për muzikën, sot këngëtarja trgoi se do të sjellë një tjetër risi.

Ditën e nesërm ajo do të prezantojë një koleksion të veçantë me  fustaneve dhe kostumeve per meshkuj.

Për këtë projket të ri, që e shikon atë tashmë në botën e modës ajo ka bashkëpunuar me një stilist, që quhet Mr.Rex.

Gjatë emisionit Mr. Rex tha se është frymëzuar nga stili i Fjollës për të sjellë fustane të punuara me dorë, kryesisht fustane solemn per raste te veçanta.

“Materialet e fustaneve do të jenë kryesisht dantelë të punuara me dorë me ngjyra të dashurisë si e kuqja, baby pink ,hiri dhe e bardha duke krijuar kështu një stil dhe një veshje të veçantë për çiftin”, tha Mr.Rex.