Transmetuar më 08-02-2018, 18:05

Tradhëtia ndaj gruas i kushtoi shumë një burri, i cili u rrah me shkop në mes të rrugës.

Këto pamje të rënda janë kapur nga një person në Kinë, ku një grua dhunon bashkëshortin e saj pasi ai pranoi se e kishte tradhëtuar.Mediat shkruajnë se gruaja e irrituar akuzon bashkëshortin e saj se e ka tradhtuar dhe se e ka mashtruar duke i shpenzuar paratë.

“Ke përdorur paratë e mia, duke më tradhtuar me një grua tjetër”, dëgjohet t’i thotë gruaja bashkëshortit të saj, ndërsa e godet vazhdimisht.Burri duket se e ka pranuar fajin, duke qenë se nuk jep asnjë lloj reagimi dhe vuan goditjet e vazhdueshme me shkop në sy të kalimtarëve. /k.k/noa.al/