Transmetuar më 08-02-2018, 17:47

Një grua u dënua me gjashtë vite burg pasi kishte ndihmuar të dashurin e saj të përdhunonte një vajzë 13 vjeçe në dy raste. Gemma Hill, 33 vjeç, u zbulua nga biseda me të dashurin e saj, Stephen Arnopp, në internet në të cilën diskutonte se si do ta përdhunonin viktimën.

Përveç kësaj, çifti gjithashtu po planifikonin edhe përdhunimin e një vajze tjetër 9 vjeçe, por për fat të mirë u kapën në kohë dhe nuk arritën të përfundonin planin e tyre mizor.

Arnopp është burgosur me 11 vite burg për abuzim seksual me të paktën dy herë me një vajzë të re në Welwyn Garden City, Hertfordshire. Autoritetet kanë identifikuar të brendshme të viktimës në shtëpinë e tij.

Hill, fillimisht nga Hatfield, u dënua kryesisht për mos raportimin e sulmeve ndaj policisë, por pas zbulimit të bisedave të tyre në chat, gjyqtari Marie Catterson shpjegoi se çifti ka pranuar të gjitha akuzat kundër tyre.

“Arnopp kishte kërkuar një planifikim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm dhe ishte "fat" që çifti janë ndaluar para se të sulmonin fëmijën tjetër”, tha gjyqtari Catterson. Të dy të pandehurit u deklaruan fajtorë për akuzat e bëra kundër tyre. /b.l/noa.al/