Transmetuar më 08-02-2018, 17:41

Pak metra larg krevatit, një grua shtatzënë lindi në mes të korridorit të spitalit, dhe pamjet po bëjnë xhiro në rrjetet sociale.

Ajo e kuptoi që fëmija po dilte dhe i tha bashkëshortit të saj “kape se doli”.

Ngjarja nodhi në spitalin Via Christi Hostpital, në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jesica Hogan, nga Kansas i dha mirëseardhjen në jetë djalit të saj Max në mënyrë dramatike. Lindja e saj e habitshme u dokumentua nga fotografi Tammy Karin.

Duke folur në faqen e internetit të Tammy, Jesica tha se “intuita ime ishte e vërtetë”. Jesica nuk kishte kohë as për të veshur këpucët, dhe bashkëshorti i saj e dërgoi në spital.

Por kur arriti në destinacion nëna e 6 fëmijëve nuk priti për të hyrë në sallë.

"Unë u ula dhe mund të ndjeja kokën e tij duke rënë mbi dorën time. Shikova bashkëshortin tim dhe thashë, “kape”. /k.k/noa.al/