Transmetuar më 08-02-2018, 17:32

Dy adoleshentë janë hetuar nga policia pas publikimit të disa pamjeve të filmuara dhe më pas të hedhura në Snapchat. Në fotot e postuara prej tyre shfaqen dy shokët të cilën mbulojnë kokat e fëmijëve me qese plastike.

Në një pjesë të videos duket një prej fëmijëve të vogël teksa përpiqet të mbrojë veten dhe të largojë qesen, në mënyrë që të mos mbytet.

Në imazhe të tjera, një nga adoleshentët përgjegjës për gjestin e shëmtuar thotë: “Ne nuk po abuzojmë me fëmijët, thjesht po i mësojmë atyre disiplinën dhe po sigurohemi që ata nuk do vdesin”.

Të dy të dyshuarit, fytyrat e të cilëve në video shfaqen të mbuluara me emoji, janë një 13 vjeçar dhe një 14 vjeçar nga Melburn.

Pasi adoleshentët u morën në pyetje nga efektivët e policisë, u liruan dhe tani janë në pritje të paraqitjes së tyre të radhës para drejtësisë./b.l/noa.al/