Transmetuar më 08-02-2018, 17:18

Këtë vit, çdo i dashuruar mund të bëhet pjesë e nismës së re të bashkisë së Tiranës. Me rastin e 14 shkurtit, çdo çift që do ta përjetësojë këtë ndjenjë, mund të bëhet pjesë e “Kopshti të dashuruarve”.

Ai është vendi më i ri në Tiranë, ku çdo i dashuruar mund të mbjellë një pemë dhe ta ketë atë përgjithmonë.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e mundëson këtë me nismën “Mbill pemën tënde të dashurisë”.

Të gjitha çiftet mund të kenë një kujtim ndryshe nga dhuratat tradicionale, “dhuratën e një dashurie që rritet”. Mbjellja e një peme do t’i japë jetë dashurisë suaj, por edhe më shumë gjelbërim, edhe oksigjen gjithë qytetit tonë.

Çdo i dashuruar mund të zgjedhë llojin e pemës që do të mbjellë dhe me mbështetjen e bashkisë mund ta mbjellë atë për t’i dhënë kështu jetë edhe ndjenjës së tij./b.l/noa.al/