Transmetuar më 08-02-2018, 15:43

Tammy Karin, fotografja e agjencisë Little Leapling, disa muaj më parë përjetoi momentin më të veçantë në jetën e saj ku u përball me një grua shtatzënë e cila u detyrua të lindte në korridorin e një spitali.

Imazhet datojnë në muajin korrik të vitit që lamë pas dhe janë marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por janë botuar vetëm pak ditë më parë.

Protagoniste e historisë është Jessica Wright Hogan, një grua me pesë fëmijë e cila ishte në pritje për të gjashtin që kishte shkuar në spital, sepse kishte përjetuar kontraktimet e para.

Situata dukej e qetë, por papritmas asaj i shpërthyen ujërat dhe as nuk kishte kohë që t’i afrohej dhomës së lindjes.

"Një realitet që mund t’i ndodh çdo nëne në pritjen e ëmbël- shpjegoi Jessica, intervistuar nga disa gazeta – pasi u vizitova nga një mjek pak ditë para se të lindja djalin tim Max shkuam me burrin në shtëpi pa u shqetësuar. Sigurisht që do të duhet të prisja edhe pak kohë para se të sillja në jetë fëmijën tonë”.

Jessica kaloi disa ditë në mënyrë paqësore dhe madje i lejoi vetes edhe të notonte në pishinë, në fund të së cilës filloi të ndiente disa dhimbje torturuese. Në atë moment ajo e kuptoi se ishte gati për të lindur, dhe thirri burrin e saj. "Të nxitojmë për të shkuar në spital ose do të detyrohem të lindë në shtëpi".

Ai hipi në makinë me gruan e tij dhe e çoi atë në spital, e cila arriti të ecte me këmbët e saj deri në korridor, por pastaj nuk mundi ta mbante më fëmijën që kishte në bark. Pra, lindi në korridor pa mundur të hyjë në dhomë. Me rëndësi tani mbetet që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore./b.l/noa.al/