Transmetuar më 08-02-2018, 14:20
Publicitet

Një vajzë rreth 8 vjeç ka arritur të shesë më shumë se 300 kuti me biskota në vetëm gjashtë orë në sajë të zgjedhjes së një vendi të shkëlqyer, jashtë një dyqani marijuane në Kaliforni.

Dyqani në San Diego, i cili ka filluar shitjen e marihuanës së legalizuar rekreative, ka postuar një foto në Instagram duke treguar vajzën e vogël jashtë dyqanit të tyre teksa shiste biskotat gjatë të premtes.

Organizata ku qëndron vogëlushja nga San Diego u shpreh se nuk ka e problem zgjedhjen e vendit të shitjes, për aq kohë sa ajo mund të shoqërohet nga një prind kujdestar.

"Shitja e biskotave jashtë këtij dyqani, është brenda rregullave për aq kohë sa jemi në dijeni", tha zëdhënësja e kampit të vajzave të San Diegos, Alison Bushan për KGTV.

Por ky nuk është i vetmi rast, pasi edhe në vitin 2014, një vajzë tjetër shiti 117 kuti me biskota në vetëm dy orë jashtë një ambulance në San Francisko.

Pas publikimit të fotos së vajzës në rrjetet sociale shumë ndjekës kanë përshëndetur pozitivisht idenë fitimprurëse të vogëlushes në San Diego. /b.l/noa.al/

Loading...