Transmetuar më 08-02-2018, 12:25
Publicitet

Një restorant në Massachusetts ofron një hamburger të veçantë me një unazë brenda tij për të realizuar propozimin tuaj për martesë ditën e Shën Valentinit.

Paendi's Northend në Boston publikoi në Facebook një fotografi të hamburgerit “Big Boy” që kushton 3 mijë dollarë e cila përmban një surprizë romantike të vendosur brenda simites, një unazë e firmës Neil Lane brenda tij.

Unaza është me diamantë dhe flori 14 karatësh, ndërsa restoranti shpjegon se ky hamburger është pjesë e ditës speciale të Shën Valentinit.

"Ju mund t’i thoni të dua të dashurës suaj edhe me një hamburger të mirë të Bostonit me në krye një unazë diamanti e përshtatur për princeshën tuaj. Ai mund të bëhet edhe më i shijshëm nëse merrni si përgjigje një ‘po’”, tha restoranti.

Pronari i saj, Paul Barker thotë se ende nuk janë konfirmuar porosi, por shumë njerëz “janë të interesuar” për këtë gjë./b.l/noa.al/