Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jep një njoftim të rëndësishëm që ka të bëjë me vizat.
Duke improvizuar një bashkëbisedim, bëhet me dije se çdo pjesëtari të familjes i duhet një peticion imigrimi më vete.
“Akullorja në Shkodër ishte e mrekullueshme. Lexoni këshillën time për sot: Në më të shumtën e rasteve, çdo pjesëtari të familjes i duhet një peticion imigrimi më vete. Sigurohuni që peticioneri juaj në SHBA të lexojë me kujdes rregullat përpara së të dërgojë aplikimin për familjen tuaj. #PyetAnen”, shkruan ambasada amerikane.
Më poshtë dialogu sqarues:
-Bashkëshorti im ka dorëzuar një peticion për vizë imigruese për mua. A është automatikisht i përfshirë djali im në peticionin tim?
-Jo, secili prej jush ka nevojë për peticion më vete. Ai duhet të dorëzojë sa më shpejtë një peticion tjetër për djalin tuaj pranë USCIS. /a.y/noa.al