Transmetuar më 07-02-2018, 21:00
Publicitet

Ja si mund të ndezim një zjarr duke përdorur ujin në vend të shkrepëses.

Një aventurier i njohur si “Robinson Crusoe”, por me emrin e tij të vërtetë Alvaro Cerezo, po bëhet mjaft i famshëm me shpikjen e tij të fundit.

Alvaro Cerezo ka vizituar më shumë se 400 territore te paeksploruara, dhe bën një jetë i vetëm në ishujt e shkretë të largët, dhe i duhet  të bëjë gjithçka për t’ia dalë.

36-vjeçari nga Spanja ka zbuluar se si mund të ndezësh një zjarr, vetëm në pak sekonda, duke përdorur një qese plastike të mbushur me ujë deti.

Qesja plastike me ujë, në këtë rast shërben si xham zmadhues për të fokusuar rrezet e nxehta të diellit mbi një bimë të thatë.

Ai e ka realizuar eksperimentin e tij në një ishull të shkretë, në Filipine. /k.k/noa.al/