Transmetuar më 07-02-2018, 19:50

Një ditë pasi në media u publikuan disa dokumente, ku qeveria ka miratuar ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, ka reaguar ashpër një prej deputetëve të majtë.

Erion Braçe ka thënë se një gjë e tillë as nuk duhet menduar, dhe jo më të realizohet si projekt.

Sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonimisë dhe Financave, për mosndërtimin e hidrocentraleve në Osum, të majtët kanë luftuar për tetë vite me radhë.

Ai e quan vendim haptazi në dëm të interesit publik ndërtimin e dy hidrocenraleve.

Unë dhe kolegët e mi, nuk luftuam 8 vite me radhë-deri ditën e fundit, që gjithë çfarë kemi denoncuar të realizohet sot, me vendime haptazi në dëm të interest publik.

Nuk kam më asnjë dëshirë të dëgjoj ligjërimet e zakonshme e të përsëritura me “siguri juridike” për këto kontrata e këta përfitues! Nuk është në interesin publik të këtij vendi ndërtimi i hidrocentraleve në Osum dhe kaq! Gjithçka tjetër është dëm i madh”, shkruan Braçe në facebook. /k.k/noa.al/