Transmetuar më 07-02-2018, 14:30

Studimi i ri zbuloi se kombinimi i bajameve të papërpunuara, çokollatës së errët dhe kakaos ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Studimi i realizuar tek 31 njerëz tregoi se kur pjesëmarrësit konsumuan vetëm bajame kolesteroli u ul me 7% në krahasim me periudhën kur nuk konsumuan asnjë nga ushqimet. Kombinimi i bajameve me çokollatë të zezë dhe kakao reduktoi në masë LDL që është faktor rreziku për sëmundjen kardiovaskulare.

Alice H. Lichtenstein, D.Sc., profesor Gershoff në Universitetin Tufts dhe drejtor i Laboratorit Kardiovaskular të Ushqimit, tha se është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit hëngrën bajame në vend të yndyrës së qumështit si pjesë e një diete të shëndetshme.

"Ky ishte një studim shumë i mirë i kontrolluar që tregoi se zëvendësimi i yndyrës së ngopur (gjalpë dhe djathë) me yndyrë të pangopur që vijnë nga arra (bajame) ka pasur një efekt pozitiv në përqendrimet e lipideve të plazmës,"- tha Lihtenshtajni.

Ju duhet që të përzieni së bashku 1/3 e filxhanit të çajit me bajame, i kombinuar me gati një çerek filxhani çokollatë e zezë dhe 1/3 kakao, pasi kur bëhet fjalë për yndyrna, bajamet janë një zgjedhje shumë më e mirë se gjalpi dhe djathi.

Bajamet janë fruta të thata të cilat ndihmojnë për të pasur një organizëm të shëndetshëm. Duke ngrënë vetëm një grusht bajame në ditë, nuk e keni idenë çfarë të mire i bëni vetes.

Disa nga të mirat shëndetsore të bajameve janë; Ndihmojnë në humbje peshe, ideale për diabetikët, mban ulur presionin e gjakut, ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun, rrisin energjinë, ndikojnë në zhvillimin e trurit.

Disa nga të mirat shëndetësore të çokollatës: Forcon zemrën, ndihmon në humbjen e peshës, rrit nivelin e lumturisë, ndihmon në parandalimin e diabetit, zvogëlon stresin, lehtëson nga diarrea.