Transmetuar më 07-02-2018, 14:08
Publicitet

Snapchat është aplikacion i këndshëm dhe i larmishëm përsa i përket funksioneve që përmbushë dhe për aq kohë që e përdorni siç duhet.

Është në dorën tuaj ta bëni Snapchatin tuaj sa më interesant ose të mërzitshëm, që në vend që të fitoni ndjekës t’i humbni ata.

Për të shmangur këtë të fundit, ja cilat janë gabimet që me siguri i keni bërë, por nuk duhet t’i bëni më kurrë.

Postimet jashtëzakonisht të gjata- Çdo Story që zgjat më shumë se dhjetë klikime është shumë e gjatë. Askush nuk është i interesuar të shohi 10 minuta video të maces apo të ushqimit që po ha.

Snap i dyfishtë- Bëheni tmerrësisht i mërzitshëm nëse të njëjtin snap e postoni në Story dhe ja dërgoni edhe miqve. Jo vetëm që është përsëritëse, por gjesti nuk shihet aspak si i personalizuar. Harrojini komplimentet. E vetmja gjë që do të merrni është një “unfollow”.

Të mërzitshëm- Ju mund t’i konsideroni si një prezantim realist i ditës tuaj, por nga kjo nuk do të fitoni ndjekës. Përdorni filtra, stickers dhe bitmoji. Bëjini snapet tuaja më interesante. Gjithashtu, mos postoni gjithmonë foto të njëjta nga i njëjti vend. Sigurohuni që të ketë pak varietet.

Snapet e ndaluara- Mund të duket humoristike të postoni foto dhe video të sikletshme të miqve tuaj. Vetëm kini parasysh që ata mund të bëjnë të njëjtën gjë me ju. Ju pëlqen ideja? Jo? Atëherë mos e bëni!

Loading...