Transmetuar më 07-02-2018, 13:25

Armand Duka u shfaq i emocionuar në fjalën e mbajtur pak minuta pasi u zgjodh për të pestën herë President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai tha se ndihet i i lumtur për mbështetjen e dhënë.

“Ndjej obligimin e madh se nga sot nis diçka edhe më e vështirë për mua. Kjo Asamble ishte me standarde gjë që dëshmon se ne jemi bërë një organizatë me standarde të larta brenda shoqërisë shqiptare. Gjithsesi ju siguroj se nuk do të jetë diferencë mes votuesve, për mua është e njëjta gjë”, u shpreh Duka.

Ai shtoi se ato që janë diskutuar gjatë këtyre muajve zgjedhore do të jenë objektiva.

“Jam i bindur se bashkë do i konkretizojnë dhe do bëjmë më të mirën në të ardhmen”, deklaroi Duka.

Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit e mbledhur gjatë ditës së sotme në Durrës, zgjodhi në mesditë kryetarin e ri të FSHF.

Pas dështimit të raundit të parë votimit ku kërkoheshin 2/3 e votave, Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 dhe 4 të tjera u shpallën të pavlefshme.

Në raundin e dytë të votimit, kërkoheshin minimumi 33 vota në mënyrë që të shpallej fituesi.

Kështu Armand Duka siguroi mandatin e pestë të drejtimit të FSHF duke marrë 38 vota.

Ndërkohë deputeti socialist Bashkim Fino mori 24 vota dhe tre të tjera rezultuan të pavlefshme.

Përveç deputetit socialist, përballë Dukës kandidoi edhe ish-trajneri Shpëtim Hala, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë më pak favorit, sikundër në raundin e parë nuk mori asnjë votë, duke u përjashtuar nga raundi i dytë. /a.y/noa.al

Armand Duka mposht Finon, rizgjidhet për të pestën herë në krye të FSHF

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të FSHF, sa vota morën Duka dhe Fino

Duka: Votoni për futbollin shqiptar, jo për politikën. Fino: FSHF e keqpërdorur