Transmetuar më 07-02-2018, 12:24
Publicitet

Mesditën e sotme gjatë Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, u votua për zgjedhjen e kreut të ri të FSHF.

Por raundi i parë i votimit dështoi, për shkak se asnjëri prej kandidatëve mes Bashkim Finos dhe Armando Dukës nuk fitoi, pasi asnjëri prej tyre nuk siguroi 2/3 e votave.

Armando Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 dhe 4 të tjera u shpallën të pavlefshme.

Përveç deputetit socialist, përballë Dukës kandidoi edhe ish-trajneri Shpëtim Hala, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë më pak favorit, sikundër në raundin e parë nuk mori asnjë votë.

Përballja e platformave, si e kërkuan votën Duka dhe Fino

Më herët duke prezantuar platformën, Duka tha se kërkon edhe njëherë votëbesimin për të rimarrë drejtimin e FSHF-së.

“Jam krenar për atë që kemi arritur. Kemi përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën. Pretendojmë të shtojmë numrin e të rinjve. Nuk mund të lë pa përmendur investimet në dy stadiumet, atë të Elbasanit dhe të Shkodrës. Jemi përfaqësuar me nivel ndërkombëtar me skuadrat tona, duke siguruar dhe klubet. Një sistem të mirëfilltë për trajnerët. Më lejoni të përmend këtu, pranimin e federatës kosovare në FIFA dhe UEFA. Jo pa qëllim e lashë për në fund. Pjesëmarrja në Euro 2016 ishte maja e ajsbergut. Në tërë këto vite, sfidat më janë kthyer në një normë punë”, u shpreh Duka.

Ai tha më tej se Presidenti duhet të lobojë, duke nënvizuar se ai e ka bërë, por se vitet nuk kanë mjaftuar.

Duka shtoi më tej se nuk dëshiron që të heqë dorë, në mënyrë që rrugëtimi të mos mbetet në mes.

“Ndaj unë kërkoj votën tuaj. Unë një ish-president pasi po ia heq petkun, pasi po kandidon kundër një deputeti, që nuk pranoj të hiqte dorë nga politika. Sot nuk po votoni për Armand Dukën po votoni për futbollin shqiptar”, deklaroi ai.

Më tej shtoi se ka përballë një deputet, që është thjesht tifoz dhe stoicizëm nuk u dorëhoq por vazhdon të jetë deputet.

Duke marrë fjalën e tij kandidati Fino ironizoi kundërshtarin për mikrofonat, duke i thënë Dukës, “I paske bërë me defekt këto, duhet ti bësh më të forta, si duket s’paske para”.

Më tej shtoi se “Unë ja për të kërkuar votën tuaj dhe për tu votuar nga ju, jo për personin tim, ato janë të njohura nga shumëkush, i bëri të njohura edhe presidenti aktual, por të më votoni për statusquo, varfëri, e një sërë problemesh”.

Lidhur me Dukën deklaroi se kërkon votën e vazhdimësisë 16 vjeçare, duke premtuar të përmirësojë ato që ka bërë keq.

“Me keqardhje konstatoj se kampionati shqiptar është një nga ata me besueshmëri më të ulët në Europë, i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Çdo ti bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF”, tha ai.

Ai u zotua se nën drejtimin e tij së pari, do të nisë reformimi i brendshëm i FSHF-së, ku çdo vendim që merr Presidenti, do të bëhet në transparencë dhe në mënyrë kolegjiale.

Fino premtoi ndërtimin e pesë stadiumeve në Shqipëri dhe çdo bashki do ketë stadiumin e vet. “Për klubet, platforma ime parashikon trefishimin e të ardhurave. Shkurtimi i shpenzimeve të administratës së sotme në FSHF është i rëndësishëm. Së dyti, do të ketë tolerancë zero kundër fenomenit negativ të trukimeve të ndeshjeve të futbollit”, deklaroi Bashkim Fino. /a.y/noa.al

Duka: Votoni për futbollin shqiptar, jo për politikën. Fino: FSHF e keqpërdorur

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Duka: Futbolli shqiptar ka rritur imazhin e tij

Loading...