Transmetuar më 07-02-2018, 10:56
Publicitet

Adalynn Grace, një vogëlushe 2 vjeçe nuk ka gëzuar shëndet të mirë që nga dita e parë e lindjes pasi kishte një defekt që ndikonte në rrjedhjen e gjakut. Foshnja ka humbur betejën e saj, ndërsa ishte duke pritur për një transplant zemre në spitalin e fëmijëve në Nashville- Tennessee.

Prindërit e saj, Justin dhe Kristi kërkuan fotograf për të kujtuar momentet e fundit, në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin për të krijuar fonde për fëmijët me sëmundje të njejtë.

Një në 100 foshnje në ShBA lindin me sëmundjen e njejtë, për të cilën ende nuk është gjetur kurimi i duhur. Fotografitë e realizuara në momentet e fundit kur 2- vjeçarja ndërrojë jetë … flasin më shumë se 1 mijë fjalë!

Adalynn ka lindur me Sindrom Hypoplastic Left Heart (HLHS), i cili është një defekt i lindjes që ndikon në rrjedhjen normale të gjakut në zemër. Nëna e saj ka postuar më pas një mesazh prekës në Facebook kur familja mbajti një përmendore për vogëlushen.

"Dje, i thashë lamtumirë shokut tim më të mirë", shkruante ajo, duke iu referuar vajzës së saj si Addy. Unë tashmë ndjehem e mpirë, e thyer dhe bosh. E gjitha më dusket si një makth i tmerrshëm i cili nuk do të mbarojë kurrë.

E vetmja gjë që më ndihmon është se ajo të paktën nuk ndjen më dhimbje. Më mungon zëri i saj dhe aftësia e saj për të më buzëqeshur sa herë që e shikoja. Unë dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që kemi marrë gjatë kësaj kohe”, shkruan nëna e saj Kristi.

Loading...