Transmetuar më 07-02-2018, 10:32

Puna shpesh na mban gjithë kohës ulur, pa pasur mundësi që të lëvizim dhe të praktikojmë aktivitet fizik. Kjo çon në shtim peshe, e cila na dëshpëron jo pak.Por a e dini se mund të dobësoheni edhe duke qëndruar ulur? Më poshtë gjeni disa këshilla:

Bëni shumë pauza për kafe– Kafeja është një pije që stimulon metabolizmin dhe na ndihmon që të qëndrojmë më të kthjellët gjatë punës. Bërja e një pauze për kafe sa herë që keni uri, është një mënyrë e mirë për të shmangur konsumin e ushqimeve të shpejta dhe aspak të shëndetshme. E rëndësishme është që të mos e teproni me sheqerin.

Qeshni shumë– Të qeshurit shton me 10% frekuencën kardiake dhe ndikon edhe në metabilizëm. Kështu që ndonjë shaka me kolegët, i bën mirë edhe shëndetit, pasi digjen kalori.

Dëgjoni muzikë- Të dëgjuarit e muzikës së preferuar në punë, mund të ndihmojë për të qenë më të çtendosur dhe relaksuar. Nëse nuk keni mundësi për ta bërë, përfitoni nga momentet e pushimit për të vendosur kufjet dhe për të shijuar një moment relaksi.

Pranoni punët e vështira- Vendimi për të përballuar një sfidë të vështirë në punë, mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u dobësuar. Përqendrimi, stresi dhe tensioni, bëjnë që të digjen deri në 300 kalori, shkruan noa.al.

Hani mini vakte të shëndetshme– Kur qëndrohet shumë kohë ulur, duhet ngrënë shpesh dhe pak, në mënyrë që të mos shëndoshemi. Ushqimet e shpejta janë armiku kryesor i linjave trupore. Këshillohet që të hani fruta dhe perime, të cilat mund ti merrni fare mirë në punë, si mollë, dardhë, banane, karota, etj. /a.y/noa.al