Transmetuar më 07-02-2018, 10:10

Kumbullat janë zgjedhja e pashmangshme e amvisave për përgatitjen e reçelit për në dimër, por duhet të hahen edhe të freskëta.

Ato përmbajnë vitamina C, vitaminë B6, bakër, vitaminë B2, vitaminë B3, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg për 100 g kalium. 

Kumbulla është e pasur me fibra, 2 ,g për 100 gram dhe megjithatë është një frut me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i mesatarisht 12 kumbullave në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e LDL kolesterolit të keq.

Përfitimet e kumbullave vazhdojnë. Duke konsumuar rreth 12 kumbulla të thatë në ditë ose 100 gramë, për tre muaj me radhë, sipas një studimi, rrit dendësinë e kockave.

Si përfundim, 25 gramë kumbulla të thata, do ju japë 5 për qind të sasisë së nevojshme të fibrave në ditë, ku për burrat nga 19 në 50 vjeç sasia e duhur është 25 për qind dhe për gratë e së njëjtës grupmoshe 7 për qind.