Transmetuar më 06-02-2018, 17:00

•  Krijohet rrjeti i parë LTE i integruar me 300 antena në mbarë Europën

•  Sateliti i European Aviation Network është lëshuar, testuar dhe është gati për shërbim

•  Akses i shpejtë interneti në qiell për pasagjerët dhe kompanitë ajrore

•  British Airways, pjesë e Grupit IAG, klienti i parë komercial

_______________________________________________________________

Deutsche Telekom dhe Inmarsat, së bashku me NOKIA-n, partnerin e tyre të teknologjisë kanë përfunduar fazën e fundit për zhvillimin e European Aviation Network (EAN), sateliti i parë në botë i integruar në brezin-S dhe rrjeti tokësor shtesë LTE i ndërtuar për Europën. Me instalimin e 300 antenave në të gjitha 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, si edhe Zvicrën dhe Norvegjinë, elementi i rrjetit tokësor të EAN-së është shndërruar në rrjetin e parë LTE të integruar në mbarë Europën. Përfundimi i rrjetit vjen pas lëshimit me sukses të satelitit të EAN-së verën e kaluar, i cili është testuar gjerësisht në orbitë dhe është në funksionim të plotë që nga Shtatori 2017.

Lidhje e Pakrahasueshme në Rrjet për Pasagjerët

European Aviation Network është një arritje teknologjike pionere dhe një projekt europian vërtet novator, në shërbim të industrisë së aviacionit dhe pasagjerëve të saj. Ai ofron një lidhje në rrjet pa probleme si mbi tokë ashtu edhe mbi ujë, e ju mundëson pasagjerëve një shërbim të shpejtë interneti, aktualisht me një shpejtësi lidhje mbi 75 Mbit/s në avion, duke qenë se linjat ajrore që e përdorin këtë shërbim nuk i ndajnë kapacitetet e rrjetit me klientë që nuk udhëtojnë me avion. Në këtë mënyrë, pasagjerët do të mund të përdorin medien sociale, të dërgojnë fotografi dhe të transmetojnë materiale në brez të gjerë me të njëjtën shpejtësi interneti me të cilën janë mësuar të kenë në shtëpitë e tyre.

EAN është projektuar gjithashtu në mënyrë të tillë që të përmbushë jo vetëm nevojat aktuale për internet në avionë, por edhe ato në të ardhmen pasi rrjeti LTE tokësor i integruar është plotësisht i aftë për t’u zgjeruar në mënyrë që të plotësojë nevojat gjithnjë e në rritje për internet në vitet e ardhshme.

Një ndryshim revolucionar për industrinë e aviacionit

European Aviation Network do të jetë i disponueshëm për kompanitë ajrore duke filluar nga gjashtë mujori i parë i vitit 2018, duke sjellë kështu një ndryshim revolucionar për kompanitë ajrore dhe klientët e tyre. Ky shërbim është eksperimentuar gjatë disa fluturimeve për të testuar satelitin e integruar dhe rrjetin tokësor shtesë LTE. Fluturimet testuese kanë konfirmuar që performanca e parashikuar gjatë projektimit përputhet me atë në praktikë, duke ofruar një interval kohor transmetimi të pakrahasueshëm prej më pak se 100 ms.

Kompanitë ajrore do të mund ta instalojnë me lehtësi pajisjen e vogël dhe të lehtë të EAN-së, zakonisht gjatë pushimit të natës për avionë të veçantë dhe brenda pak muajve për të gjithë flotën e tyre.

International Airlines Group (IAG), i cili përfshin linja ajrore si British Airways, Iberia, Aer Lingus dhe Vueling, është klienti i parë që do të përdorë shërbimin e ri dhe madje ka instalimin e pajisjes EAN në avionët e tij.

“Me përfundimin e elementit të rrjetit të parë tokësor Pan-europian të integruar, ne jemi tashmë në gjendje që të sigurojmë plotësisht lidhjen satelitore të EAN-së dhe të maksimizojmë performancën e sistemit EAN”, u shpreh Rolf Nafziger, Zv/President i Lartë i  Njësisë së Biznesit për Shitjet me Shumicë në Deutsche Telekom. “Rrjeti është projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e së ardhmes për internet në hapësirën ajrore europiane, duke qenë se numri i pasagjerëve pritet të dyfishohet në 15 vjeçarin e ardhshëm”.

“EAN është zgjidhja e parë në botë për internet që i dedikohet industrisë së aviacionit, e cila kombinon në mënyrë efikase elementë rrjeti në hapësirë dhe tokë, duke kapërcyer kështu kufizimet për internet teksa udhëtohet me avion”, u shpreh Frederik van Essen, Zv. President i Lartë në Inmarsat Aviation.

“Të sjellësh lidhjen e internetit në qiell është një përpjekje e ndërlikuar, dhe ne mund ta realizonim këtëgjë vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi strategjik me partnerët tanë europianë.”

“Rrjeti tokësor i EAN-së duhet të plotësonte kushtet paraprake teknike që janë krejtësisht ndryshe nga rrjetet LTE normale: Ai duhet të funksionojë në avionë me shpejtësi deri në 1200 km/h, në lartësi deri në 10 km, si dhe i nevojiten qeliza rrjeti të mëdha që të mbulojnë një distancë prej deri në 150 km”, u shpreh Thorsten Robrecht, Zv/President i Vertical Network Slices pranë Nokia-s.

“Kjo përpjekje jonë e përbashkët thyen kufijtë teknologjikë mes tokës dhe qiellit përsa i përket lidhjes me internet”.

Për më shumë informacion mbi European Aviation Network, ju lutem vizitoni: www.europeanaviationNetwork.com