Transmetuar më 06-02-2018, 13:51

Shifrat qarkullonin prej kohësh dhe ishin me të vërtetë të frikshme, por tashmë L’Equipe i ka vendosur të gjitha sipas rradhës, duke publikuar pagat e të gjithë futbollistëve që luajnë në Ligue1. 

Dominon Paris Saint Germain me Neymar Jr që është i pari në listë përsa u përket futbollistëve më të paguar.

Braziliani arkëton 3 milionë e 67 mijë euro pagë bruto në muaj duke i vendosur të gjithë në rresht. Në 13-shen e parë, janë plot 12 lojtarë të parizienëve teksa bën përjashtim vetëm Radamel Falcao i Monacos.

Taksimi mbi pagën në Francë është 44.05% që do të thotë nga 3 milionë e 67 mijë euro në muaj, Neymar merr në dorë 1 milion e 715 mijë euro në muaj.

20.5 milionë neto në vit dhe rreth 36 milionë bruto. Dhe duke i bërë një ndarje kohore braziliani përfiton 57 mijë euro në ditë, ose 40 euro në minutë./b.l/noa.al/