Transmetuar më 06-02-2018, 13:44
Publicitet

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, komenton hetimet e nisura për rrugën Tiranë-Elbasan. Ai shprehet se është i gatshëm që të verifikohet dhe se nuk shqetësohet aspak nga hetimet.

Haxhinasto thotë se ka bërë drejtimin politik të ministrisë dhe se gjithkush është i lirë të verifikojë.

“Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”, deklaron ish-ministri.

I pyetur nga Top Channel, se pse zgjodhi të ndiqte në Elbasan seancën gjyqësore ndaj, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, ish-ministri tha se është një qytetar i lirë dhe si i tillë është i lirë të shkojë e të ndjekë një çështje gjyqësore.

Kujtojmë se verifikimet për Haxhinaston kanë nisur për shkak se nuk ka marrë masa për disa auditive që janë bërë për këtë rrugë.

Auditi i zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan, gjeti 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Për këtë dosje Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë tree masa arresti për ish- drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish- zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka të kallëzuar penalisht nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë- Elbasan.

Sakaq Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër. /a.y/noa.al Dosja e rrugës Tiranë- Elbasan, verifikohet ish- ministri i LSI-së, Edmond Haxhonasto

Seanca për Xhikën e Tomën, tërhiqet gjyqtarja. I pranishëm dhe Haxhinasto